Please enter at least 3 characters.

Sezoni i tretë i “Atlanta” do të ketë premierën në vitin 2022

2021/08/ATL_211_0191r-e1628962308851.jpg
242:"ATLANTA Robbin' Season -- "Crabs in a Barrel" -- Season Two, Episode 11 (Airs Thursday, May 10, 10:00 p.m. e/p) Pictured (l-r): Lakeith Stanfield as Darius, Donald Glover as Earnest Marks, Brian Tyree Henry as Alfred Miles. CR: Guy D'Alema/FX

Sezoni i tretë njëherësh i shtyrë i serisë “Atlanta” do të jepet premierë në vitin 2022, sipas John Landgraf.

Xhirimet e serisë u shtynë për shkak të situatës dhe kufizimeve që kanë ardhur si pasojë e coronavirusit.

Aktori amerikan Donald Glover, i cili është pjesë e filmit, njoftoi në prill se po nisin xhirimet duke publikuar disa pamje në rrjete sociale.

Pamje nga xhirimet e filmit (Foto: Guy D'Alema / FX)

“Nuk e kemi mbyllur orarin për sezonin e tretë ende”, ka thënë Langraf për The Wrap.

“Por kanë mbaruar xhirimet. Është xhiruar kryesisht në Evropë, dhe është në post-produksion. Por është një proces i gjatë i post-produksionit lidhur me këtë”, thuhet më tej.

Pamje nga xhirimet e filmit "Atlanta" (Foto: Deadline)

Krahas sezonit të tretë të “Atlanta”, një sërë filmash të tjerë u shtynë për vitin e ardhshëm.

“Black Adam” i Dwayne Johnson po ashtu është në mesin e filave që do të publikohen në 2022. /Telegrafi/