Duke filluar nga transferimi i shumëpërfolur i Luis Figo nga Barcelona te Real Madridi në edicionin 2000/01 deri në transferimin i Joao Felix nga Benfica në Atletico Madrid, janë plot transferime të mëdha në mes.
Më poshtë i gjeni transferimet më të shtrenjta vit pas vitit, në shekullin 21.
Këto të dhëna janë marr nga faqja e specializuar për çmimet dhe transferimet e lojtarëve Transfermarkt.
Transferimi më i shtrenjtë është ai i Neymar nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.
Pak lojtarë kanë arritur ta kalojnë shifrën e 100 milionë eurove.
Sezoni 2000/01: Real Madrid nënshkruan me Luis Figo për 60 milionë euro
Sezoni 2001/02: Real Madrid nënshkruan me Zinedine Zidane për 77.5 milionë euroSezoni 2002/03: Manchester United nënshkruan me Rio Ferdinand për 46 milionë euroSezoni 2003/04: Real Madrid nënshkruan me David Beckham për 37.5 milionë euroSezoni 2004/05: Chelsea nënshkruan me Didier Drogba për 38.5 milionë euroSezoni 2005/06: Chelsea nënshkruan me Michael Essien për 38 milionë euroSezoni 2006/07: Chelsea nënshkruan me Andriy Shevchenko për 43.88 milionë euroSezoni 2007/08: Liverpool nënshkruan me Fernando Torres për 38 milionë euroSezoni 2008/09: Manchester City nënshkruan me Robinho për 43 milionë euroSezoni 2009/10: Real Madrid nënshkruan me Cristiano Ronaldo për 94 milionë euroSezoni 2010/11: Chelsea nënshkruan me Fernando Torres për 58.5 milionë euroSezoni 2011/12: Paris Saint-Germain nënshkruan me Javier Pastore për 42 milionë euroSezoni 2012/13: Paris Saint-Germain nënshkruan me Thiago Silva për 42 milionë euroSezoni 2013/14: Real Madrid nënshkruan me Gareth Bale për 101 milionë euroSezoni 2014/15: Barcelona nënshkruan Luis Suarez për 81.72 milion euroSezoni 2015/16: Manchester City nënshkruan me Kevin De Bruyne për 76 milionë euroSezoni 2016/17: Manchester United nënshkruan me Paul Pogba për 105 milionë euroSezoni 2017/18: Paris Saint-Germain nënshkruan me Neymar për 222 milionë euroSezoni 2018/19: Paris Saint-Germain nënshkruan me Kylian Mbappe për 145 milionë euroSezoni 2019/20: Atletico Madrid nënshkruan me Joao Felix për 126 milionë euro/Telegrafi/