Please enter at least 3 characters.

Sevilla mposhtet nga Real Madridi, por siguron mbijetesën në La Liga

Real Madridi ka fituar përballë Sevillas në udhëtim në xhiron e 37-të të La Ligas me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi Vinicius Junior, në minutën e 15-të.

Sevilla, pavarësisht humbjes, e ka siguruar qëndrimin në La Liga për shkak të rezultateve të tjera në xhiron e parafundit.

Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur.

Sevilla është e 13-ta me 43 pikë, sa i ka edhe Alavesi në vendin e 14-të.

Real Madridi do të përfundojë i dyti me 83 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore