Serie A: Juve tregon pse është kampion
Derbi i javës në Serie A i takoi Juventusit, pasi kampionët mposhtën Milanin në San Siro për të ruajtur fillimin e qind për qindtë të sezonit.
Ishte Carlos Tevez që shënoi golin e vetëm të takimit, për të siguruar vend kështu në ekipin më të mirë të javës. Krahas tij në ekip është përfshirë edhe mesfushori Paul Pogba.
Douglas Maicon ishte në formë të shkëlqyeshme derisa Giallorossët shkelën Cagliarit për të marrë kryesimin e tabelës.
Krahas tij në ekipin e javës janë edhe Alessandro Florenzi, i cili bëri një asistim për Mattia Destro para se të shënojë një për veti. Ai po ashtu bëri një gjest që u duartrokit, kur doli në tribuna për të përshëndetur gjyshen e tij.
11-shja më e mirë e vikendit në Serie A:
Portier: Mattia Perin (Genoa)
Mbrojtës: Maicon (Roma); Daniele Rugani (Empoli); Danilo (Udinese); Francesco Acerbi (Sassuolo)
Mesfushorë: Alessandro Florenzi (Roma); Paul Pogba (Juventus); Jasmin Kurtic (Fiorentina); Mateo Kovacic (Inter)
Sulmues: Carlos Tevez (Juventus), Antonio Cassano (Parma)


