Please enter at least 3 characters.

Senati amerikan miratoi ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën - çfarë përfshin paketa që do të nënshkruhet nga Biden

2022/05/c33a2ed9-cbf7-45dc-8acf-99de5197e049-e1652984819852.jpg

Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese të votave paketën prej 40 miliardë dollarësh ndihme për Ukrainën.

Me 86 vota pro dhe 86-11 kundër u miratua projektligji, ku ky i fundit tani do të shkojë tek presidenti amerikan, Joe Biden, i cili duhet ta nënshkruajë, raporton cnn.

Përpara votimit, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se Senati "do të mbajë premtimin e dhënë për t'i qëndruar në krah popullit të Ukrainës".

Ai shtoi se ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare prej 40 miliardë dollarësh është "e madhe" dhe "do të plotësojë nevojat e mëdha të popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për mbijetesën e tyre", shkruan bbc.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kishin paralajmëruar më parë se fondet e autorizuara për dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbaronin sot dhe projektligji ishte vonuar në Senat.

Paketa përfshin:

6 miliardë dollarë për sigurinë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetje të tjera;

8.7 miliardë dollarë për të rimbushur stoqet e pajisjeve ushtarake amerikane të dërguara në Ukrainë;

3.9 miliardë dollarë për operacionet e Komandës Evropiane;

9 miliardë dollarë për një fond mbështetës ekonomik për Ukrainën;

5 miliardë dollarë për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale. /Telegrafi/