Please enter at least 3 characters.

Selimi: Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, të cilat kurrë nuk do t’ia falim

2019/04/56890383_449574895867068_3470114132403945472_o-1.jpg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, ka kujtuar të rënët e fshatit Polac, të komunës së Skenderajt.

Në 20 vjetorin e rënies së tyre, Selimi përveç homazheve tek varret e tyre, ka thënë se Polaci, ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova, e kanë paguar shtrenjtë lirinë.

Deputeti i VV-së, përmes një shkrimi ka shtuar se Serbisë nuk do ia falim kurrë, për krimet e shumta që i ka bërë tek shqiptarët e Kosovës.

Postimi i Rexhep Selimit në FacebookPolac, Skenderaj, 7 PrillNë nderim dhe përkujtim të të rënëve të fshatit Plolac, në 20 vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe.Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shume shtrenjt lirinë.Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t’ia falim.