Please enter at least 3 characters.

Sejdiu mirëpret shkarkimin e Rikalos: Dita e mirë shihet në mëngjes

2017/09/Dardan-Sejdiu-konference-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas vendimit të kryeministrit Haradinaj  për ta liruar nga detyra Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka reaguar deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu.

Sejdiu, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se "dita e mirë shihet në mëngjes".

“Dita e mirë shihet në mëngjes! 1. Rikallo u shkarkua”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.

PSD-ja kishte vënë kusht që minsitri Nenad Rikalo të lirohet nga detyra, që të votonin Buxhetin për këtë vit. /Telegrafi/