Please enter at least 3 characters.

Sejdiu: Me Ferronikelin do ta shkruajmë historinë

2016/01/sejdiu-me-ferronikelin-do-ta-shkruajm-euml-historin-euml_hd.jpg

Trajneri mitrovicas Gani Sejdiu në një intervistë për “Epokën e re” është shprehur i lumtur me suksesin e arritur, kurse formë të njëjtë drejt titullit kampion premton edhe për sezonin pranveror.

“Jam i gatshëm 100 %. Të gatshëm janë edhe kryesia e klubit dhe futbollistët. Edhe në të kaluarën si trajner në shumicën e rasteve kam luftuar për pozitat e para dhe titull të kampiones. E di strategjinë se si fitohet titulli. Gjysmën e punës e kemi kryer deri tash, gjysmën tjetër do ta kryejmë në pranverë, kur edhe do ta shkruajmë historinë me Ferronikelin”, ka thënë Gani Sejdiu. /Telegrafi/