Please enter at least 3 characters.

S’e përjashton përdorimin e forcës në veri

2016/01/s-rsquo-e-p-euml-rjashton-p-euml-rdorimin-e-forc-euml-s-n-euml-veri_hd.jpg

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në intervistën për televizionin Rrokum thotë se pjesa veriore e Kosovës duhet të trajtohet në mënyrë më të veçantë, pas neglizhimit që i është bërë për 15 vjet.

Por, Konjufca mendon se sundimi i ligjit në veri është i pamundshëm pa përdorimin e forcës. Sipas tij, në pjesën veriore të vendit ka pasë suspendim të ligjit dhe të shtetit të Kosovës, ndaj shteti duhet t’ia kthejë goditjen atyre që e sulmojnë ligjin.

Mentalitetin e Qeverisë së kaluar Konjufca e vlerëson si mentalitet anti-shtetëror.

Vetëvendosje, në rast se bahet pjesë e Qeverisë, e ka një plan qysh me i largu barrikadat: shumë shpejt e shumë lehtë. Ndërsa, pozicionimin e palës së Kosovës, karshi palës serbe lidhur me barrikadave, Konjufca e quan pozicionim të mjerë. /Rrokum/