Please enter at least 3 characters.

Scarlett Johansson rrëmben vëmendjen e të gjithë me hijeshinë në qilimin e kuq

2018/11/Scarlett-Johanssona.jpg
251:"SANTA MONICA, CA - NOVEMBER 11: Scarlett Johansson, Female Movie Star of 2018, poses in the press room during the People's Choice Awards 2018 at Barker Hangar on November 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo vodhi gjithë vëmendjen e të gjithëve në qilimin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "E! People's Choice Awards".

Scarlett Johansson fitoi çmimin e aktores më të mirë të vitit 2018 për rolin në filmin "Avengers: Infinity War".

Bukuroshja 33-vjeçare kishte të veshur një palë pantallona të zeza të kombinuara me korse dhe këpucë të zi.

Scarlett Johansson (Getty Images)

Një kombinim i thjeshtë në dukje, por që e shfaqte në mënyrë të përsosur aktoren që rrezatonte vetëm bukuri.

Theksojmë se kjo ishte hera e tetë që biondina shfaqet në krijimtaritë filmike të Marvelit.

Ndryshe, aktorja ka një vajzë trevjeçare, Rose Dorothy, të cilin e ka me gazetarin Romain Doriak.

Çifti u nda pas dy vjet martese dhe u spekulua se ylli ishte ajo që inicioi shkurorëzimin sepse e kuptoi që nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me francezin. /Telegrafi/

Scarlett Johansson (Getty Images)