Satoshi hap Eurovisionin për Moldavinë me këngën “Riva, Moldavia!”
12/05/2026
Ka nisur zyrtarisht gara në Eurovision, ku Moldavia ka hapur pjesën e parë të performancave në skenën e madhe evropiane.
Përfaqësuesi Satoshi ishte i pari që u ngjit në skenë, duke hapur konkurrimin me këngën “Riva, Moldavia!”.
Performanca e tij shënoi startin e një nate të mbushur me muzikë dhe spektakël, ndërsa vendet pjesëmarrëse pritet të sjellin paraqitje të ndryshme në garën për finalen e Eurovisionit. /Telegrafi/


