Please enter at least 3 characters.

Samsung synon blerjen e BlackBerry, kjo e fundit e mohon marrëveshjen

2016/01/samsung-synon-blerjen-e-blackberry-kjo-e-fundit-e-mohon-marr-euml-veshjen_hd.jpg

Samsung thuhet se është e interesuar në blerjen e patentave të BlackBerry, si dhe në forcimin e pozicionit të saj në tregun e ndërmarrjeve.

Samsung propozuar një ofertë prej 13,35-15,49 dollarë për aksion, që paraqet një çmim prej 38-60 për qind mbi çmimin aktual të aksioneve të tregtuara për BlackBerry.

Përfaqësues nga të dy kompanitë u takuan javën e kaluar për të diskutuar mbi transaksionin e mundshëm, thuhet sipas raportit.
Megjithatë, BlackBerry e lëshoi një deklaratë duke e mohuar se ishte në bisedime për një shitje të mundshme të kompanisë.

Samsung tha gjithashtu për Reuters në Seul se nuk ka plane për blerjen e Blackberry. (Telegrafi)