Please enter at least 3 characters.

Samsung, Galaxy S4 me kamerë 13MP?

2016/01/f.1120155313327_210.jpg

Modeli i ri i Samsung, Galaxy S4 thuhet se do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale pre 4.99 inç në teknologjinë Full HD Super AMOLED, rezolucion 1920 x 1080 piksel, ndërsa dihet se Samsung tashmë është duke punuar në versionin e ri të ekranit i cili do të shfaqet vitin e ardhshëm.

Specifikat tjera të Galaxy S4 përfshijnë edhe procesorin quad core Exynos 5450 me kapacitet prej 2GHz,  si dhe kamerën e fuqishme me 13 megapiksel.

Edhe pse këto të dhëna janë krejtësisht jo-zyrtare, kur Samsung të lansojë modelin e ri të telefonit të saj galaxy S4, ju me siguri se do ta merrni vesh të parët në Telegrafi.com.