Please enter at least 3 characters.

Sallatë me brokoli: Nëse një herë e përgatitni këtë sallatë, familjarët gjithmonë do t’jua kërkojnë!

2018/11/5ddcce821cea39685341ba.jpg

Sallatë e pazakonshme e cila thjesht shkrihet në gojë!Përbërësit:- 700 g brokoli,- 1 lugë e vogël kripë,- 200 g majonezë,- 1 qepë e kuqe,- 200 g fara luledielli.Përgatitja:

Qiteni brokolin në tenxhere, qitni kripë dhe ujë të ftohtë. Nxeheni deri në pikën e vlimit.

Sapo të vlojë hiqeni nga shporeti dhe lëreni 5 minuta në ujë. Nxirreni me lugë me vrima dhe lëreni të ftohet.

Brokolin e ftohur priteni në kube të vogla, qepën e kuqe në rrathë, shtoni majonezën dhe farat e lulediellit.

Të gjitha bashkë përzieni që të bëhet tretje kompakte. Qiteni në tepsi dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.