Sali Berisha: PD-në do ta drejtojë nga thellësia e çdo qelie
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sonte në “Opinion” se do ta drejtojë Partinë Demokratike edhe “nga thellësitë e çdo qelie”.
Thënë kjo, duke marrë parasysh dhe mundësinë që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin e arrestit shtëpiak ndaj tij brenda javës së ardhshme.
Berisha u shpreh mëse i bindur se në çdo situatë, sado të vështirë, ai do jetë lideri që do e çojë partinë më të madhe opozitare në vend drejt fitores.
Jonida Shehu: Jemi në momentin e ri që me shumë gjasa do të jetë javës tjetër dhe sipas të gjitha intepretimeve e parashikimeve, SPAK-u do të marrë një masë arresti shtëpie ose ta ashpërsojë.Sali Berisha: Ta marrë dhe me burg, s’ka asnjë rëndësi për mua ajo.Jonida Shehu: Ju do ta respektoni siç thatë, shumë dakord.Sali Berisha: Se është vendimi i Edi Ramës!Jonida Shehu: Çfarë do ndodhë përveç fatit të Sali Berishës dhe po themi procesit tuaj personal, familjar, çfarë do ndodhë me PD? Besoj duhet të keni dhe një skenar të qartë.Sali Berisha:Do ndodhë ajo që ka ndodhur me Mandelën…Jonida Shehu: Zoti Berisha, kush do ta drejtojë Partinë Demokratike në momentin që ju do të jeni në arrest shtëpie?Sali Berisha:Do e drejtojë Sali Berisha, edhe nga thellësitë e çdo qelie.Jonida Shehu:Si? Si e keni planin?Sali Berisha:S’ka diskutim! Unë do e drejtoj dhe do e çoj drejt fitores,-Mund të marrë vendim gjykata që ju mos të përdorni as rrjete sociale, një izolim në shtëpi pa të drejtën për të vizituar.Sali Berisha: Nuk mund ta pengojnë kurrë komunikimin e idealeve të mia me shqiptarët, kurrë!-Po si do ta komunikoni?!Sali Berisha:Nuk ka mure! Nuk ka mure që mund të izolojnë idealet e njeriut, unë qëndroj më i vendosur se kurrë në betejën time. Shqipëria barazohet me Rusinë e Putinit.


