Please enter at least 3 characters.

Salah shpallet 'Futbollisti më i mirë afrikan' për vitin 2018

2018/12/MohamedSalahlb.jpg
285:"WEST BROMWICH, ENGLAND - APRIL 21: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his sides second goal during the Premier League match between West Bromwich Albion and Liverpool at The Hawthorns on April 21, 2018 in West Bromwich, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbollisti egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, është votuar si 'Futbollisti më i mirë afrikan sipas BBC' për të dytin vit radhazi.

26-vjeçari ka mposhtur konkurrencën e Medhi Benatia, Kalidou Koulibaly, Sadio Mane e Thomas Partey, për ta fituar këtë çmim.

Mohamed Salah (Foto: Getty Images/Guliver)

Në edicionin e kaluar, futbollisti më i mirë i Ligës Premier shënoi 44 gola në 52 ndeshje me Liverpoolin.

"Është një ndjenjë e shkëlqyer që ta fitosh sërish. Jam i lumtur dhe do të doja ta fitoja përsëri në vitin e ardhshëm!", ka deklaruar Salah.

Krahas frymëzimit që të skuadrës së tij drejt finales në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, ai shënoi dy gola për Egjiptin në Kampionatin Botëror.

Për më shumë, Salah i kishte ndihmuar kombëtares së tij që të kualifikohej në turneun më të madh të futbollit për herë të parë që nga viti 1990.

Më poshtë jua sjellim listën e fituesve të mëparshëm të këtij çmimi:

2017: Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt)

2016: Riyad Mahrez (Leicester City & Algjeri)

2015: Yaya Toure (Manchester City & Bregu i Fildishtë)

2014: Yacine Brahimi (Porto & Algjeri)

2013: Yaya Toure (Manchester City & Bregu i Fildishtë)

2012: Chris Katongo (Henan Construction & Zambi)

2011: Andre Ayeë (Marseille & Gana)

2010: Asamoah Gyan (Sunderland & Gana)

2009: Didier Drogba (Chelsea & Bregu i Fildishtë)

2008: Mohamed Aboutrika (Al Ahly & Egjipt)

2007: Emmanuel Adebayor (Arsenal & Togo)

2006: Michael Essien (Chelsea & Gana)

2005: Mohamed Barakat (Al Ahly & Egjipt)

2004: Jay-Jay Okocha (Bolton & Nigeri)

2003: Jay-Jay Okocha (Bolton & Nigeri)

2002: El Hadji Diouf (Liverpool & Senegal)

2001: Sammy Kuffour (Bayern Munich & Gana)

/Telegrafi/