Please enter at least 3 characters.

Salah ëndërron titullin e Ligës Premier me Liverpoolin

2019/02/Salah-Reds-1.jpg
284:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 19: Mohamed Salah of Liverpool prepares to take a corner during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 19, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mohamed Salah e ka pranuar se e ka ëndërr për të fituar Ligën Premier dhe i ka bërë thirrje Liverpoolit që "të fitojë, fitojë, fitojë" çdo ndeshje në këtë sezon.

Pas barazimit ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Reds do ta kenë edhe një test të mëtejshëm në vizitën në e tyre në Old Trafford të dielën.

Liverpool pastaj ka përplasjen me Watfordin në Anfield, përpara se të udhëtojë në Stanley Park për një derbi të Merseyside me fqinjët e  Evertonit.

Ky numër i ndeshjeve vjen në shumë pak ditë, por Salah ka motivuar bashkëlojtarët duke thënë se duhet ta fitojnë çdo ndeshje për të arritur të 'ëndrra' e quajtur titull kampion.

Mohamed Salah (Getty Images)

"Është një javë shumë e madhe për ne. Nëse fitojmë tri ndeshje dhe jemi në krye të tabelës, kjo është e madhe për ne", ka thënë fillimisht Salah për Sky Sports.

"Kur ju keni tre ndeshje në javë ose në dhjetë ditë, ju vetëm duhet të fitoni, fitoni, fitoni, pastaj pas kësaj keni kohë për të menduar".

Salah ëndërron titullin me Liverpoolin, por e di se ka presion të madh (Foto: Matthew Lewis/Getty Images)

"Edhe kur nuk jemi në krye të ligës, e di se sa Unitedi dhe Evertoni dëshirojnë të fitojnë kundër Liverpoolit. Për mua, kjo nuk është një punë e madhe. Ne vetëm duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë dy muajve të fundit".

"Ju mund ta ndjeni presionin e titullit sepse jemi qenie njerëzore. Për mua, nuk është punë e madhe nëse fitoj një lojë tani ose tre javë më parë. Dua të fitoj çdo ndeshje sepse po luajmë për Ligën Premier, kështu që ka presion".

"Gjithashtu ka presion për Man Cityn. Thashë në nëntor se ka presion dhe do të ketë deri në fund të sezonit, sepse kur luani për titull ju duhet të pranoni se ka presion".

"Për të shijuar nuk është e mjaftueshme, nga ana ime. Në fund të ditës ju keni një objektiv në mendjen tuaj, ju keni një ëndërr, ju doni të fitoni Ligën Premier. Unë madje thashë dy vjet më parë kur erdha - është një ëndërr për të fituar Ligën Premier", përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/