Sadio Mane hyn në histori të Ligës Premier
305:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 14: Sadio Mane of Liverpool and Jurgen Klopp, Manager of Liverpool celebrate following their sides victory in the Premier League match between Liverpool FC and Newcastle United at Anfield on September 14, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images
14/09/2019
Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka shkruar emrin me shkronjat e arta në historinë e Ligës Premier.
Liverpooli ka fituar sot (e shtunë) në shtëpi ndaj Newcastle me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.
Golat në këtë fitore të vlefshme të Reds u shënuan nga Sadio Mane (28', 40') dhe Mohamed Salah (72').
Për Manen kjo nuk ishte vetëm një fitore e rëndomtë, por vlen shumë më shumë.
Mane tashmë është bërë pjesë e historisë së Ligës Premier, duke u bërë lojtari i parë që arrin shifrën e 50 ndeshjeve si vendas pa humbje.
Në këto 50 ndeshje, Mane ka 41 fitore dhe nëntë barazime. /Telegrafi/


