Please enter at least 3 characters.

Sa shumë ka ndërrua historia e çmimeve të mbrojtëseve- Mësoni kur u pagua për herë të parë 1 milionë për një mbrojtës dhe rekordet e thyera (Foto)

2017/06/mbrojtes.jpg

Daily Mail insiston se Chelsea i ka ofruar Juventusit për Alex Sandron hiq më pak se 61 milionë funte (70 milionë euro).

Nëse kjo ndodh atëherë futbollisti i Juventusit do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Rekordin e mbanë një tjetër lojtar që luan në Stamford Bridge,  e që është David Luiz.

Sportsmail ka renditur mbrojtësit më të shtrenjtë në që nga viti 1980 dhe rekordet që janë thyer. /Telegrafi/

1980: Kenny Sansom, Crystal Palace - Arsenal - £1 milion

1987: Richard Gough, Tottenham - Rangers - £1.5 milionë

1988: Miquel Soler, Espanyol - Barcelona - £2.6 milionë

1989: Ronald Koeman, PSV Eindhoven - Barcelona - £4.8 milionë

1990: Aldair, Benfica - Roma - £7.7 milionë

1996: Vincent Candela, Guingamp - Roma - £8.1 milionë

1997: Taribo West, Auxerre - Inter - £10.2 milionë

1998: Jaap Stam, PSV Eindhoven - Manchester United - £10.6 milionë

2000: Rio Ferdinand, West Ham - Leeds United - £18 milionë

2001: Lillian Thuram, Parma - Juventus - £22 milionë

2002: Rio Ferdinand, Leeds - Manchester United - £30 milionë

2014: David Luiz, Chelsea - Paris Saint-Germain - £50 milionë