Please enter at least 3 characters.

Russell Brand kërkon divorcin nga Katy Perry

2016/01/f.1231133625874_m.jpg

Lajmi vjen një javë pas spekulimeve për martesën e çiftit, kur u konfirmua se komiku britanik dhe krijuesja e hitit “I Kissed A Girl” nuk do të kalonin Krishtlindjet së bashku. Dhe pos kësaj, që të dy janë fotografuar pa unazën e martesës.

Në një komunikatë për lajmin e hidhur, Brand shkruan: “Në mënyrë pikëlluese, Katy dhe unë po i japim fund martesës. Unë gjithmonë do ta dua atë dhe e di se do të mbesim miq”.

Çifti u martua në tetor të vitit 2010 në një ceremoni të mbajtur në Indi.