Please enter at least 3 characters.

Rusia kalon Kinën me numrin e të infektuarëve me COVID-19

2020/04/200320161014-04-russia-coronavirus-0316-moscow-super-tease.jpg
208:"MOSCOW, RUSSIA - MARCH 16: People wear face masks as a precaution against the coronavirus (COVID-19) at Red Square in Moscow, Russia, on March 16, 2020. (Photo by Sefa Karacan/Anadolu Agency via Getty Images)
14:"Anadolu Agency

Rusia ka konfirmuar se vetëm gjatë ditës së diel janë regjistruar 6,198 raste të reja me Coronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend me 87,114 të infektuar.

Me këtë, Rusia ka kapërcyer Kinën për numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19, ku deri më tani janë regjistruar 84,500 raste.

"Rusia ka regjistruar një rritje prej 87,114 rasteve me Coronavirus. Pesëdhjetë pacientë me COVID-19 kanë vdekur gjatë ditës së kaluar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rusi është 794", shkruan TASS, përcjell Telegrafi.

Moska ka konfirmuar 2,871 raste të reja me Coronavirus, duke arritur në numrin e përgjithshëm prej 45,351 të infektuar.

Gjithsej 31 vdekje janë konfirmuar në Moskë, katër në Ingusheti, tre në rajonin Ryazan dhe dy në Rajonin e Volgogradit. Kurse, ditën e shtunë janë regjistruar 744 vdekje. /Telegrafi/