Please enter at least 3 characters.

Rusi: Aeroplani ushtarak kaplohet nga zjarri, ka viktima

2017/05/1-570.jpg

Një aeroplan transportues ushtarak rus është përfshirë nga zjarri gjatë aterrimit të dhunshëm, me ç’rast ka humbur jetën një anëtar i ekuipazhit dhe pesë të tjerë janë lënduar, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Aksidenti ka ndodhur sot në bazën ajrore Balashov, 570 kilometra në juglindje të Moskës, transmeton KosovaPress.

Shkaku i aksidentit ishte prishja e njërit motor gjatë aterrimit.  Antonov "An-26" është aeroplan me dy motorë, i projektuar kah fundi i viteve të gjashtëdhjeta në Bashkimin Sovjetik, ndërsa sot është ende në përdorim në Rusi dhe në gjithë botën.