Please enter at least 3 characters.

Rush: Liverpooli t'i bëjë më shumë presion Man Cityt, pasi kanë shans për të fituar titullin

2018/11/Ian-Rush.jpg
295:"DORTMUND, GERMANY - AUGUST 11: Liverpools Sander Westerveld (3-L) and Ian Rush (C) react after the friendly game Borussia Dortmund Legends - FC Liverpool Legends during the session opening of the Borussia Dortmund on August 11, 2018 in Dortmund, Germany. (Photo by Thomas Lohnes/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush i ka thënë ish-skuadrës së tij t'i bëjë më shumë presion Manchester Cityt pasi kanë një shans për të fituar titullin në Ligën Premier.

Rush shpreson se fokusi i Cityt në Ligën e Kampioneve të rrit gjasat e Reds për të fituar titullin në Angli.

Por, Rush beson se është thelbësore që Liverpooli të mbajë presion mbi Cityn derisa të vazhdojnë fazat e fundit të turneut elitë të Evropës.

"Në sezonin e kaluar, City nuk u vu nën asnjë presion të vërtetë në Ligën Premier", ka thënë fillimisht Rush për Daily Mail.

Rush llogaritet si një nga legjendat më të mëdha të Reds (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"Këtë sezon, Liverpooli dhe të tjera skuadra në krye të tabelës do të duan të qëndrojnë me ta në garë, pasi të gjitha kanë një shans".

"Është e rëndësishme që City të mbetet nën presion dhe të shohë se si reagojnë ata".

"Liverpooli është i aftë për një fund në dy pozitat e këtë sezon, që janë pozita realiste", përfundoi legjenda e Liverpoolit.

Ndryshe, Liverpooli dhe City ndajnë dy pozitat e parë në kampionatin anglez dhe janë pa humbje në 11 ndeshjet e para. /Telegrafi/