Rumania nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës
10/07/2010
Një fakt të tillë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Baconschi.
“Jemi në pritje të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mbesim pranë qëndrimit tonë të deritashëm”, ka thënë Baconschi gjatë një vizite në Moldavi, transmeton agjencia rumune e lajmeve Agerpress.
Baconschi e ka përshkruar këtë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës si të “linjës nacionale”.
Ai ka thënë se Rumania respekton shumë rekomandimet e Parlamentit Evropian, por njëkohësisht “ajo ka linjën e saj nacionale të cilën e ndjek, dhe e cila, sipas tij, “nuk është fare më pak parimore ndaj çështjes së Kosovës”. /Telegrafi/


