Please enter at least 3 characters.

Rui Patricio kërkohet në Ligën Premier

2016/07/rui-patricio.jpg

Rui Patricio ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze.

Portieri portugez ka ngjallur interesimin e skuadrave të mëdha pas paraqitjeve të mira në Euro 2016 me Portugalinë.

Sipas gazetës angleze The Sun, Everton janë shumë të interesuar për shërbimet e portierit të kombëtares portugeze.

Kërkimi i Evertonin për një portier të ri, që ta zëvendësoj Howardin, i ka çuar ata në reprezentuesin portugez, Rui Patricio, i cili shkëlqeu për vendin e tij gjatë Euro 2016.

Skuadra e trajnerit holandez, Ronald Koeman, mund të provojë të afroj portierin i cili është i etur për të kaluar në Ligën Premier, me një çmim prej gjatë milionë funteve nga Sporting Lisbona. /Telegrafi/