")
Please enter at least 3 characters.

Rryma mbyt 43 vjeçarin në Mitrovicë

2016/07/rrrr-2.jpg

Dje pasdite në Mitrovicë është raportuar se një person i moshës 43 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rrymës.

Policia pas procedimit në vendin e ngjarjes, bëri të ditur se viktima në kohë të incidentit, ishte në shtëpinë e tij duke salduar me aparat elektrik.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.