Please enter at least 3 characters.

Rruga Dibër-Mavrovë është mbyllur për qarkullim

2017/04/Aksi-rrugor-Mavrove-Diber-Ura-e-Mullirit.jpg

"Drejtimi rrugor Dibër-Komuna e Zhupës që nga pasditja e sotme është mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti në komunikacion", njofton Lidhja AutoMoto e Maqedonisë.

Siç informojnë ata, komunikacioni është ndërprerë nga ora 16:33, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur "Ura e mullirit". /Telegrafi/