Please enter at least 3 characters.

Rrotullohet një veturë, lëndohen dy persona

2019/09/70725014_738335826579930_4848184771924197376_n-1-e1568980176560.jpg

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Tygjevc të Kamenicës, me ç'rast një veturë është rrotulluar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se nga ky vetaksident dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/