Please enter at least 3 characters.

Rritet në 265 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kolumbi

paktën 3.494 persona janë plagosur ndërsa 496 mbeten të zhdukur.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë të hënën është rritur në 265, tha të mërkurën presidenti i vendit, Abelardo De La Espriella, transmeton Anadolu.

Ai tha se të paktën 3.494 persona u plagosën ndërsa 496 mbeten të zhdukur. "Përpjekjet tona janë përqendruar te të zhdukurit", shtoi De La Espriella.

Sipas një vlerësimi të dëmeve të publikuar të mërkurën nga Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNGRD), tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në shtëpi dhe infrastrukturë publike.

Një total prej 9.215 shtëpish u shkatërruan ndërsa 45.457 të tjera u dëmtuan. Qeveria ka shpallur situatë katastrofe kombëtare për të forcuar mobilizimin dhe koordinimin e kapaciteteve institucionale për t'iu përgjigjur emergjencës.

Gjithashtu njoftoi se në kujtim të viktimave, flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe misionet diplomatike kolumbiane jashtë vendit.

Tërmeti u regjistrua në orën 07:34 sipas kohës lokale të hënën, me epiqendrën rreth 5 kilometra në lindje të qytetit San Jose del Palmar, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Agjencia tha se tërmeti e kishte origjinën në një thellësi prej 107 kilometrash.

Një lëkundje pasuese me magnitudë 5 ballë u regjistrua në orën 8:18 të mëngjesit, afërsisht 16 kilometra në perëndim të San Jose del Palmar. Bashkia, e cila ndodhet në departamentin Choco, ka rreth 4.800 banorë dhe shtrihet në një lartësi prej 1.288 metrash mbi nivelin e detit./AA/.