Please enter at least 3 characters.

Rrihet një i mitur në Shkup, me lëndime të rënda është dërguar në spital

2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1.png

Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime të rënda.

Sipas njoftimit, rreth orës 22:40 në komunën e Gazi Babës në Shkup, ai dhe shoku i tij janë sulmuar me sende druri dhe metali nga disa të mitur të tjerë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga MPB./Telegrafi/