Rrëshqitje masive e dheut në Shqipëri, dy persona humbin jetën
10/05/2025
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gramsh, me pasojë në jetë njerëzish.
Dy të rinj kanë humbur jetën pasi po punonin në vendin ku u shemb masiv i dheut.
“Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton TCH.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


