Please enter at least 3 characters.

Rregullohet gypi i dëmtuar dhe normalizohet furnizimi me ujë në Tetovë

2021/03/163025508_2375774012566123_5859289835559394928_o.jpg

Nga Ndërmarrja Publike Komunale "Tetova" njoftuan se ka përfunduar sanimi i defektit në linjën e Leshnicës.

"Pas një pune intensive, punëtorë të ndërmarrjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin ne gypin fi-500, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe kushtet klimatike. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin! Me respekt", thuhet në njoftimin e NPK "Tetova".

Ata shtojnë se do të normalizohet furnizimi me ujë dhe se momentalisht sistemi merr 70 litra.

Ndryshe, tani qytetarët e Tetovës kishin probleme me furnizimin me ujë që nga dita e martë dhe kishte ndërprerje të ujit./Telegrafi/