Please enter at least 3 characters.

Rrebesh golash në “Gtech Community Stadium” - Man Utd pëson humbjen e radhës  

Brentford ka arritur të mposht Man Utd me rezultat 4-3 në kuadër të xhiros së 35-të në Ligën Premier. 

Man Utd e nisi më mirë ndeshje, duke shënuar me Mason Mount pas asistimit të Alejandro Garnachos për 1-0.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat, me Luke Shaw që shënoi në portën e tij për 1-1.

Në minutën e 34-të, Brendford morën epërsinë, me Kevin Schade që shënoi pasi asistimit të Christian Norgaardpër 2-1.

Pjesa e parë nuk kishte më gola, ndërsa edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i dobët.

Kevin Schade shënoi për 3-1 në minutën e 70-të për t’i dhënë fund dilemave për fituesin.

Fitorja u përforcua pas katër minutash, kur Michael Kayode asistoi te Yoane Wissa, që shënoi për 4-1.

Man Utd shënoi për 4-2 në minutën e 82-të, me Christian Eriksen që asistoi te Alejandro Garnacho, i cili gjeti rrjetën.

Edhe Amad Diallo gjeti rrjetën në kohën shtesë për 4-3, që ishte rezultati i fundit.

Brendford pas kësaj fitore ka 52 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Man Utd me 39 pikë është në vendin e 15-të. /Telegrafi/