Rrahja e të moshuarës në ‘Orenda’, Aurona Pelaj dënohet me 2 vjet e 3 muaj burgim
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, që ndodhi në Pejë, në vitin 2022.
Në seancën e sotme, trupi gjykosh e ka dënuar dy vjet e 3 muaj burgim Aurona Pelajn, e cila u dënua pasi është shpallur fajtore se me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj viktimës. Përveç dënimit me burgim, Gjykata ka shqiptuar edhe masën plotësuese, me të cilën Aurona Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vjetësh. Ndërkaq, ka shpallur të pafajshme Altina Rexhepin dhe Remzie Kuqin.
Në këtë seancë, nuk kanë qenë të pranishme tri të akuzuarat.
Përveç dënimit me burgim, Gjykata ka shqiptuar edhe masën plotësuese, me të cilën Aurona Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vjetësh.
Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori 2022 deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, në nëntor të vitit 2022, në një video që qarkulloi në rrjete sociale u publikuan pamjet që tregonin për keqtrajtimin fizik që i bëhej një të moshuare nga punonjëset e shtëpisë së pleqve. /Telegrafi/


