Roza Lati për Big Brother: Kam humbur nga ana monetare
Në X Media në emisionin "Më lër të mbaroj", Roza Lati, ka folur për eksperiencën që pati në Big Brother VIP Albania, në edicionin e tretë.
Ajo e thekson se nuk ishte pozitive, por që në tërësi e përkufizon si interesante.
Por që sipas saj i ka bërë dëm më shumë sa i përket anës financiare, se sa që ka fituar.
"Për mua nuk ishte eksperiencë pozitive, për mua ishte eksperiencë interesante se ishte edhe negative edhe pozitive, për mua pozitive ishin ato lojërat, ato teatrot që përfshiheshim", u shpreh ajo.
Tutje theksoi: "Mendoj kam humbur nga ana monetare sepse kur dola mbrapa më duhej të rimëkëmbsha me ritmin e punëve por kam fituar shumë dashurinë e publikut".
Roza ka qenë në Big Brother 3 së bashku me Romeo Veshajn, ku fituese ishte shpallur Egla Ceno.
Sido që të jetë, nuk ka zbuluar nëse është paguar për qëndrimin brenda shtëpisë së famshme. /Telegrafi/


