Please enter at least 3 characters.

Rovena Stefa shkëmben puthje pasionante me balerinin në skenë (Video)

2017/11/rovena-fk.jpg

Këngëtarja Rovena Stefa aktualisht është duke shijuar eksperiencën në spektaklin e vallëzimit “Dance with me”.

Ajo nga java në javë po dhuron performanca të ndryshme së bashku me partnerin e saj në vallëzim, moderatorin Meriton Mjekiqi.

E njëjta ka ardhur mjaft energjike dhe shpërthyese në performancën e saj të fundit.

Madje, në një prej momenteve gjatë performancës, për ta bërë atë edhe më të ndjeshme, Stefa puthet me balerinin që e shoqëroi gjatë kërcimit.

Një video e shkëputur nga ky moment është publikuar nga vet Rovena në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Ne puthemi, ne duam, ne gjuajmë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, teksa ka prezantuar para ndjekësve momentin final të këtij vallëzimi.

Komentet dhe pëlqimet e fansave nuk kanë munguar lidhur me videon në fjalë.

Rovena këtë vit ka sprovuar veten edhe në festivalin Kënga Magjike, ku është duke garuar me këngën e saj më të re “Veç një jetë”.

Mbetet të shihet se sa e kënaqur dhe e shpërblyer do të dalë këngëtarja shqiptare nga këto dy spektakle, të cilat janë prodhim i televizionit Klan. /Telegrafi/