Please enter at least 3 characters.

​Rooney pranë largimit nga United

2017/06/rooney.jpg

Legjenda e kombëtares angleze mund të nisë një aventurë të re larg Manchester Unitedit.

Jose Mourinho dhe skuadra e Manchester United kanë nisur punën për sezonin e ri, por ende mbetet e paqartë e ardhmja e disa futbollistëve në këtë skuadër.

‘Djajtë e Kuq’ do të kryejnë disa teste për të nisur më pas një turne të gjatë që do të shërbejë edhe si fazë përgatitore për sezonin e ri.

Dyshimi më i madh i Mourinhos mbetet e ardhmja e kapitenit Wayne Rooney që me shumë mundësi do të largohet nga United. Ai është bashkuar me skuadrën por njëkohësisht po mendon edhe largimin nga ‘Djajtë e Kuq’.

Pas 13 viteve në Old Trafford, Rooney synon të nisë një aventurë të re, me destinacion të mundshëm Amerikën ose Kinën.