Please enter at least 3 characters.

Ronaldo thuhet t'i ketë thënë Dybalas në 'WhatsApp' që të kalojë te United

2019/08/dybala.png

Nëse Paulo Dybala dëshiron të bëhet një kampion, ai duhet t’i bashkohet Manchester Unitedit në këtë afat kalimtar, besohet të ketë thënë Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi 25-vjeçar është duke u lidhur me një kalim në Old Trafford në këto ditë, pas rikthimit në Torino të enjten.

Besohet se pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka thënë Dybalas në ‘WhatsApp’ që t’i bashkohet Manchester United, nëse dëshiron të bëhet kampion.

Paulo Dybala (Foto: Juventus/Twitter)

Daily Mail raporton se ylli portugez është njëri ndër lojtarët që ka ndikim te shumë lojtarë, e që ndikimi i tij po shtrihet edhe të argjentinasi, në mënyrë që të kalojë në Old Trafford.

Në këto ditë ishte raportuar se Manchester United dhe Juventusi kishin arritur marrëveshje për shkëmbimin e Dybalas me Romelu Lukakun, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Sky Italia tani raporton se United duhet të arrijë marrëveshje me 25-vjeçarin për kushtet personale, pasi bisedimet për shkëmbimin e lojtarëve po vazhdojnë. /Telegrafi/