Ronaldo bëhet futbollisti i pestë më i paguar në botë pas kalimit te Man Utd - Messi i prinë listës, Lewandovski i dhjeti
Cristiano Ronaldo ka konfirmuar transferimin e tij nga Juventusi te Manchester Unitedi, ndërsa tani gjendet i pesti në listën e dhjetë futbollistëve me pagën më të madhe në botë.
E premtja ishte ditë e bukur për tifozët e Unitedit, pasi idhulli i tyre apo legjenda e klubit, Ronaldo u kthye në Old Trafford pas më shumë se dhjetë vitesh.
Ky transferim i Ronaldos në momentet e fundit te Unitedi, pasi gjithë kohën flitej për një transferim te Manchester City, befasoi të gjithë.
Megjithatë, ylli portugez më nuk do të mund të fitojë aq sa fitonte të Juventusi dhe ka rënë nga vendi i dytë në të pestin në listën e futbollistëve më të paguar në botë brenda vitit.
Sipas raporteve, Ronaldo do të fitojë tani rreth 480 mijë euro në javë apo diçka më shumë se 23 milionë euro në vit, ndërsa te Juventusi fitonte plot 31 milion euro.
Është gazetari i njohur Tancredi Palmeri, i cili ka publikuar listën me dhjetë futbollistët më të paguar në botë bazuar në pagën e tyre neto pa asnjë bonus ose të ardhura të tjera të konsideruara.
Në vendin e parë padyshim se gjendet Lionel Messi me pagë prej 35 milionë eurosh në vit, i ndjekur nga Neymar i dyti me 30 milionë euro në vit dhe Andres Iniesta i treti me 25 milionë euro në vit.
Në listë gjenden edhe emra tjerë si Oscar, Antoine Griezmann, Mohamed Salah, Gareth Bale, Philippe Coutinho dhe Roberto Lewandowski.
Lista me 10 futbollistët më të paguar në botë:10.Robert Lewandowski (Bayern Munich) - 15.5 milionë euro9.Philippe Coutinho (Barcelona) - 15.5 milionë euro 8.Gareth Bale (Real Madrid) - 16 milionë euro7.Mohamed Salah (Liverpool) - 19.5 milionë euro6.Antoine Griezmann (Barcelona) - 20 milionë euro5.Cristiano Ronaldo (Manchester United) - 23 milionë euro4.Oscar (Shanghai Port) - 24 milionë euro3.Andres Iniesta (Vissel Kobe) - 25 milionë euro2.Neymar (Paris Saint-Germain) - 30 milionë euro1.Lionel Messi (Paris Saint-Germain) - 35 milionë euro/Telegrafi/


