Please enter at least 3 characters.

Ronaldo - agjentit: Më transfero te Chelsea gjatë verës

2017/11/GettyImages-869115774-2.jpg
155:" during the UEFA Champions League group H match between Tottenham Hotspur and Real Madrid at Wembley Stadium on November 1, 2017 in London, United Kingdom.
18:"Laurence Griffiths

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo favorizon një transferim të tij tek Chelsea vitin e ardhshëm.

Ronaldo i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Sulmuesi portugez është i mërzitur me ofertën e kontratës së re që presidenti Perez i ka paraqitur muajin e kaluar.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ronaldo i ka thënë agjentit të tij Jorge Mendes të mendojë për transferimin e tij të radhës në verën e vitit të ardhshëm.

Ronaldo me fanellën e Chelseat (Fotomontazh)

Ky medium thekson se Ronaldo i ka thënë agjentit të tij të klasifikojë një transferim drejt kampionit aktual të Ligës Premier, Chelseat.

Mediumi spanjoll pretendon se Ronaldo mendon se Manchester Unitedi nuk mund ta lejojë të nënshkruajë me atë dhe portugezi është i etur të jetojë në Londër.

Është shtuar gjithashtu se se ylli i Realit është i dëshpëruar për t’u kthyer edhe një herë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Kështu, Chelsea është destinacioni i tij i preferuar, me sulmuesin që ka lënë Djajtë e Kuq si opsion të dytë. /Telegrafi/