Please enter at least 3 characters.

Ronaldinho zyrtarisht i jep lamtumirë futbollit

2018/01/rondlinho.jpg
222:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 07: Ronaldhino displays his customized jersey at Niketown to celebrate the Club's arrival to New York on September 7, 2016 in New York City. (Photo by Jeff Zelevansky/Getty Images for FC Barcelona)
15:"Jeff Zelevansky

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho, zyrtarisht është pensionuar nga futbolli, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, Roberto Assis.

Lojtari gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube të mëdha si PSG, Barcelona dhe Milan.

"Ai e ka lënë futbollin, ka marr fund”, ka thënë Assis për O Globo.

Ronaldinho te Barcelona (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

"Le të bëjmë tani diçka të mirë për lamtumirën e tij, aq sa duhet, pas Kampionatit Botëror të Rusisë, ndoshta në gusht”.

"Ne do të bëjmë disa ngjarje tani përreth Brazilit, Evropës dhe Azisë. Natyrisht, po rregullojmë edhe diçka me ekipin kombëtar të Brazilit".

Ronaldinho yll i Barcelonës (Photo by Jasper Juinen/Getty Images)

37-vjeçari nuk ka luajtur në profesionalizëm, që nga largimi i tij nga Fluminense në vitin 2015.

Muajin e kaluar, Ronaldinho njoftoi synimin e tij për të dalë në pension: "Unë mendoj se do t’i them lamtumirë futbollit vitin e ardhshëm, zyrtarisht".

Pjesë edhe e Milanit (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Ronaldinho do të kujtohet për magjitë e tij që shfaqte në ndeshjet e futbollit, sidomos me fanellën e Barcelonës.

Ai e ka fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe disa kampionate në Spanjë.

Ronaldinho është një herë fitues i ‘Topit të Artë’. /Telegrafi/