Please enter at least 3 characters.

Roma takohet me Napolin për Hysajn, por nuk pranon të paguajë shumën e kërkuar nga De Laurentis

2018/07/Hysaj-1.jpg

Roma po mendon për transferimin e Elsied Hysajt që disa kohë.

Por klubi italian nuk ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar nga Napoli prej 25 milionë euro.

Palët kanë pasur edhe një takim ditën e diel, por përsëri nuk kanë arritur marrëveshje edhe pse Napoli ka zbritur çmimin në 20 milionë.

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Drejtori sportiv i Romës, Petrachi i ka bërë të qartë Napolit se nuk janë në gjendje të paguajnë as 20 milionë për shqiptarin.

Giallorosët kanë kërkuar që çmimi i Hysajt të zbritet në 15 milionë, shumë që mund ta paguaj Roma.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje mes palëve, atëherë Giallorosët do të tentojnë transferimin e Davide Zappacostas nga Chelsea. /Telegrafi/