Please enter at least 3 characters.

Roma interesohet për transferimin e Firpos

2020/04/GettyImages-1205125348.jpg
242:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 09: Junior Firpo of FC Barcelona in action during the Liga match between Real Betis Balompie and FC Barcelona at Estadio Benito Villamarin on February 09, 2020 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Junior Firpo ka dëshpëruar në vitin e tij të parë te Barcelona pas transferimit nga Real Betis.

Mbrojtësi i majtë i kushtoi Barcelonës rreth 20 milionë euro, por që nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.

Barcelona po mendon largimin e tij në verë dhe ta zëvendësojë me Layvin Kurzawan ku ka një marrëveshje paraprake.

Firpo është përfshirë në negociata me Interin për këmbim të Lautaro Martinezit, por Neroazzurët nuk janë të interesuar për të.

Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Roma, që po e mendon si zëvendësues të Aleksander Kolarov, me serbin që është drejt mbylljes së karrierës.

Junior Firpo. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Marrëdhëniet e mira mes Romës dhe Barcelonës mund të bëjnë që ky transferim të realizohet me sukses në verë.

Giallorosët janë të gatshëm të shpenzojnë 20 milionë euro për Firpon, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Paolo Fonseca.

23-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion me Barcelonën, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/