Please enter at least 3 characters.

Roma interesohet për transferimin e dy yjeve të Atalantës

2022/07/GetPaidStock.com-62d1124734196.jpg
263:"GEWISS STADIUM, BERGAMO, ITALY - 2022/01/16: Luis Muriel (R) and Mario Pasalic of Atalanta BC look dejected during the Serie A football match between Atalanta BC and FC Internazionale. The match ended 0-0 tie. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)
28:"LightRocket via Getty Images

Jose Mourinho është duke kërkuar transferime të reja për të pasur një skuadër konkurruese edicionin e ardhshëm.

Pasi kanë marrë Nemanja Matic e Mile Silvar, Giallorosët synojnë që gjatë kësaj jave t'i ofrojnë edhe dy futbollistë me shumë përvojë në Serie A.

Calciomercato ka raportuar se kryeqytetasit italian kanë kontaktuar Atalantën për të pyetur rreth transferimit të dy yjeve zikaltër.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë mesfushorin kroat Mario Pasalic dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e veta edicionin e ri.

27-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Atalantën ku në 48 ndeshje zyrtare ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Përveç mesfushorit ballkanas, Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë edhe sulmuesin Luis Muriel që është nxjerr në shitje nga Atalanta.

Mediat në Itali kanë raportuar se Roma është gati t'i ofrojë Atalantës 25 milionë euro për dy futbollistët si dhe shërbimet e dy sulmuese Stephan El Shaarawy dhe Carles Perez.

Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme drejtuesit e dy skuadrave pritet të kenë takime të reja për të gjetur një marrëveshje. /Telegrafi/