Please enter at least 3 characters.

Roma eliminohet nga Kupa e Italisë, pëson në shtëpi nga Cremonese

2023/02/3606a64e4c71274b3b3c4c7c63e280e3o2.jpg

Roma ka pësuar humbje ndaj Cremoneses me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Italisë, duke u eliminuar nga kjo garë.

Mysafirët fituan penallti në minutën e 28-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Cyriel Dessers për 1-0.

https://twitter.com/GoalsZack/status/1620886384474230784

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Kur pritej që Roma të ktheje në pjesën e dytë, në skenë doli Zeki Celik që shënoi në portën e tij për 2-0.

Krejt çka bën vendasit ishte një gola nga Andrea Belotti në kohën shtesë për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma u eliminua nga gara e dytë më e madhe italiane. /Telegrafi/