Please enter at least 3 characters.

Rocky Balboa dhe Ivan Drago takohen sërish në filmin "Creed II"

2018/11/SylvesterStalloneDolphLungren-e1541447933667.jpg
268:"TOKYO - SEPTEMBER 26: Director and actor Sylvester Stallone (L) and actor Dolph Lundgren pose during the premiere of 'The Expendables' at Shibuya-AX on September 26, 2010 in Tokyo, Japan. The film will open on October 16 in Japan. (Photo by Kiyoshi Ota/Getty Images)
12:"Getty Images

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër për filmin "Creed II", vazhdimin e dramës me boksierë nga viti 2005 që ishte një 'spin-off' nga filmat për Rocky Balboan.

Steven Caple e ka bërë regjinë e vazhdimit të shumëpritur, ndërsa për skenarin janë angazhuar Cheo Hodari Coker dhe Ryan Coogler.

Ylli kryesor, Rocky Balboa (që portretizohet nga Sylvester Stallone) në këtë film paraqitet si trajner i Adonis Creed (të cilin e luan Michael B. Jordan).

Aadonis është djali i Apollo Creed, kundërshtarin më të madh të Rockyt, i cili më vonë u bë miku i tij më i mirë.

E veçanta e ngjarjes në këtë film është edhe takimi ndërmjet Ivan Dragos (që e luan Dolph Lundgren) dhe Rocky Balboas.

Creed do të përballet me djalin e Dragos, Viktor Drago, të cilin në film e portretizon Florian Munteanu.

Ka kohë që Stallone ka njoftuar se filmi i ri do të dalë gjatë vitit 2018, ndërsa tashmë lajmi është konfirmuar dhe është caktuar data 21 nëntor për fillimin e shfaqjes nëpër kinematë amerikane. /Telegrafi/