Please enter at least 3 characters.

Robben: Liverpooli favorit për të fituar LK-në, por nuk do ta ketë lehtë me Bayernin

2019/01/Arjen-Robben-e1547040109299.jpg
261:"SEVILLE, SPAIN - APRIL 02: Arjen Robben of Muenchen in action during the Training Session prior to their UEFA Champions League match against Sevilla FC at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on April 2, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Arjen Robben e ka cilësuar Liverpoolin si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Pavarësisht se Bayern Munichu këtë sezon nuk po kalon në një formë të mirë, sulmuesi beson se bavarezët mund t'i befasojnë Reds në fazën e parë të eliminimit direkt.

"Liverpooli po bën mirë, ashtu si vitin e kaluar që arritën në finale dhe gjithashtu i shikoj si favorit të Ligës së Kampionëve këtë sezon".

(Foto: Alex Hassenstein/Getty Images/Guliver)

"Për ne ndoshta është shorti më i keq i mundshëm, por do të jetë sfidë e madhe".

"Duhet të shikojmë vetën, të vazhdojmë me punë dhe të përmirësohemi. Nëse jemi në ditë të mirë dhe luajmë në mënyrën që duam, jam i sigurt që do t'ia bëjmë shumë të vështirë Liverpoolit".

"Van Dijk? Nuk e di nëse është mbrojtësi më i mirë në botë, të tjerët mund ta gjykojnë atë, por jam i lumtur për atë. I ka bërë përparime të mëdha së fundmi, është rritur si lojtar, por edhe si personalitet".

"Ai është vendimtar në një klub madhështor dhe kapiten i Përfaqësueses së Holandës. I meriton të gjithë komplimentet", ka thënë Robben për bashkatdhetarin e tij. /Telegrafi/