Please enter at least 3 characters.

Rita shfaqet tërheqëse gjatë performancës në Coachella

2018/04/RitaCoachella-2-e1523689046396.jpg
226:"INDIO, CA - APRIL 13: Rita Ora performs onstage during the 2018 Coachella Valley Music And Arts Festival at the Empire Polo Field on April 13, 2018 in Indio, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Coachella)
16:"Christopher Polk

Të premten mbrëma, DJ dhe producenti muzikor norvegjez, Kygo, u ka ofruar fansave dozë të dyfishtë të befasisë kur i ka ftuar në skenë yjet, Jamie Foxx dhe Rita Ora, për të performuar si mysafirë në skenën kryesore të Festivalit Coachella në Indio të Kalifornisë.

Këngëtarja shqiptare u paraqit në skenë për ta interpretuar këngën "It Ain't Me", një bashkëpunim i Kygos me yllin amerikan, Selena Gomez.

Për këtë eveniment, 27-vjeçarja ishte veshur me kostum të zi, i cili ekspozonte pjesë të trupit të këngëtares.

(Foto: Getty Images)

Disa imazhe të dukjes së saj, Rita i ka publikuar në rrjetet sociale, me ç'rast ka tërhequr vëmendje me pjesën e pasme të fizikut të saj.

Aktori Jamie Foxx u paraqit në skenë për të performuar hitin e dikurshëm të Marvin Gaye, "Sexual Healing".

Gjatë interpretimit, ylli hollivudian që është edhe një muzikant i njohur, e ftoi në skenë vajzën e tij 24-vjeçare, Corinne.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, një pjesë të performancës së Ritës mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

https://twitter.com/GomezSourceMP4/status/985025715002335238