Please enter at least 3 characters.

Rita Ora, ylli botëror që nuk lë asnjëherë anash familjen (Foto)

2017/03/rrrit-e1489231971679.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, është njëra ndër këngëtaret më të preferuara në tregun ndërkombëtar.

Karriera e saj filloi në vitin 2012 me superhitin "Hot Right Now", projekt i cili më vonë do t'i hapte dyert e shumë shtëpive diskografike, dhe me kalimin e viteve do të shndërrohej në një yll të vërtetë.

Me prejardhje është nga Kosova dhe këtë gjë nuk e ka mohuar asnjëherë, madje ndjehet shumë krenare për vendin e saj.

Ndërkohë, një pjesë të mirë të kohës, Rita ia kushton edhe familjes. Pavarësisht angazhimeve maksimale në muzikë ajo gjen kohë që çdo ditë të takohet me prindërit, motrën dhe vëllain e saj.

Familja Ora kalojnë çaste të këndshme së bashku nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa disa nga këto momente Rita nuk heziton që t'i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar në SnapChat disa imazhe, ku shfaq momentet e bukura që ka kaluar me familjen me rastin e ditëlindjes së babait të saj. /Telegrafi/