Please enter at least 3 characters.

Rita arrin 13 milionë ndjekës në Instagram

2018/02/ritafund-1.jpg

Rita Ora ka arritur shifrën prej 13 milionë ndjekësish në Instagram dhe për këtë gjë ka bërë një falënderim të veçantë për fansat e saj.

Këngëtarja shqiptare e ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet duke bërë një puthje para pasqyrës që duket sikur po e puth veten në buzë.

"Nga të dyja ne. Faleminderit për 13 milionë ndjekësit e mi! Ju jeni më të mirët", ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë.

Këtë shifër, 27-vjeçarja e ka arritur pikërisht pas koncertit që e mbajti të shtunën mbrëma në Kosovës.

Rita ishte ylli kryesor i mbrëmjes festive të 17 Shkurtit për të shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës.

Ajo kryesoi një koncert madhështor në kryeqytet, ku ishin mbledhur mijëra e mijëra njerëz për ta ndjekur nga afër.

Me të përfunduar koncerti, Rita u largua nga Kosova për të përmbushur agjendën e saj. /Telegrafi/